​Mësohet data se kur do të fillojë kampionati i ri në futboll

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15 gusht.

Kjo datë e fillimit të kampionatit në mesin e muajit gusht do t’u mundësojë skuadrave kohë të mjaftueshme për fazën përgatitore verore, zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese dhe kompletimin e skuadrave para nisjes së garave zyrtare.

Ndërkohë, FFK-ja bënë të ditur se organet janë duke finalizuar të gjitha përgatitjet organizative për sezonin e ri.

Detajet lidhur me shortin e garave, orarin e ndeshjeve dhe kalendarin për sezonin 2026/27 do të bëhen të ditura në javët në vijim. /KosovaPress/

Read Previous

​Përfundon rinumërimi në QNR, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

Read Next

Arti në komunitet vjen në Gjakovë