Hamilton: Diferenca me Mercedes mund të ngushtohet pas disa muajsh
Pas eliminimit befasues të Gjermanisë nga Paraguai, një tjetër superfuqi e futbollit i ka dhënë fund rrugëtimit në Kupën e Botës 2026. Holanda u eliminua nga Maroku pas ekzekutimit të penalltive, duke e bërë kombëtaren afrikane një nga surprizat më të mëdha të fazës me eliminim direkt.
Ndeshja përfundoi 1:1 pas 120 minutave lojë, ndërsa fituesi u vendos nga pika e bardhë. Marokenët u treguan më të saktë në penallti, duke triumfuar 3:2 dhe duke siguruar një vend në mesin e 16 kombëtareve më të mira të turneut.
Kështu, brenda një dite, Botërori 2026 humbi dy prej emrave më të mëdhenj të futbollit evropian. Fillimisht Gjermania u eliminua nga Paraguai, ndërsa më pas Holanda u ndal nga Maroku, duke konfirmuar se kjo Kupë Bote po dhuron surpriza të mëdha që në fazën e 1/16 së finales.
KosovaPress