• 6 July, 2022

​Llugalliu takohet me drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Belgjikës

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu në vazhdën e takimeve gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, u takua me drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Belgjikës Kristian Vanderwaeren.

Në takim u diskutuan mundësitë për bashkëpunim dhe shkëmbim në disa fusha të rëndësishme, si dhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen vendet tona.

Llugalliu dhe Vanderwaeren thanë se efektet e vështirësive globale kanë manifestuar efekte të ngjashme për të dyja vendet, ndërsa që doganat si institucione të rëndësishme për zbatimin e ligjit, të hyrat dhe sigurinë, janë afektuar dukshëm në dimensione të ngjashme.

Dy drejtorët u zotuan për shqyrtim të mundësive për shkëmbim duke përcaktuar edhe fushat e nevojshme ku do të fokusohet shkëmbimi.

Read Previous

Konjufca priti në takim deputeten suedeze, Mia Sydow Molleby

Read Next

​Kurti takoi kongresistin Bill Keating