​Komandanti i KFOR-it takohet me ambasadorin italian

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ambasadorin italian në Kosovë, Maurizio Antonini.

Në njoftimin e publikuar në Facebook, KFOR-i ka theksuar se uniteti i qëllimit dhe koordinimi ndërmjet të gjitha palëve të përfshira mbeten në qendër të misionit të tij.

Sipas KFOR-it, komunikimi dhe bashkëpunimi i hapur, transparent dhe i vazhdueshëm janë të rëndësishëm për përmbushjen e këtij misioni.

KFOR-i ka ritheksuar përkushtimin e tij për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për të kontribuar në stabilitetin rajonal.

Gjeneralmajor Roberto Vergori mori komandën e KFOR-it më 14 tetor 2026, duke pasuar gjeneralmajorin turk Özkan Ulutaş. /KosovaPress/

Read Previous

Vidhen 6.3 miliardë dollarë nga Binance, FBI-ja përfshihet në hetime

Read Next

“Ka spitale pa asnjë mjek emergjent”, alarmon drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK