​Këto janë 42 vendet që kanë siguruar pjesëmarrjen në Botërorin 2026

Photo by Jessica Alcheh-USA TODAY Sports/Sipa USA/Icon Sport

Faza kualifikuese në Evropë ka përfunduar, dhe dymbëdhjetë biletat direkte janë dhënë. Përveç Zvicrës, edhe Austri, Belgjikë, Spanjë dhe Skoci siguruan kualifikimin në ditën e fundit të eliminatoreve evropiane.

Një moment historik erdhi gjithashtu nga Curaçao, e cila, me një barazim 0-0 ndaj Xhamajkës, u bë vendi më i vogël ndonjëherë që kualifikohet për finalet e Kupës së Botës. Panama dhe Haiti do të jenë gjithashtu pjesëmarrës.

Kjo lë vetëm gjashtë bileta të fundit për turneun. Një fazë eliminatore do të zhvillohet në mars 2026 për të vendosur katër vendet e mbetura për Evropën, ku do të garojnë ekipe si Italia, Ukraina, Shqipëria, Suedia, Irlanda, Polonia, Danimarka, Turqia, Rumania, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Uellsi, Maqedonia e Veriut, Sllovakia dhe Irlanda e Veriut.

Po ashtu, një playoff ndërkontinental me gjashtë ekipe, Bolivia, Iraku, Republika Demokratike e Kongos, Kaledonia e Re, Surinami dhe Xhamajka, do të vendosë dy vendet e fundit për Kupën e Botës.

Ekipet që tashmë janë kualifikuar për Kupën e Botës 2026:

CONCACAF [3/3 + 3 Vendet Pritëse]: SHBA, Kanada, Meksikë, Curaçao, Haiti, Panama

UEFA [12/16]: Angli, Francë, Kroaci, Portugali, Norvegji, Gjermani, Holandë, Spanjë, Zvicër, Austri, Belgjikë, Skoci

CAF [9/9]: Marok, Tunizi, Egjipt, Algjeri, Gana, Cape Verde, Senegal, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë

AFC [8/8]: Japoni, Iran, Uzbekistani, Jordania, Koreja e Jugut, Australia, Katari, Arabia Saudite

CONMEBOL [6/6]: Argjentinë, Brazil, Ekuador, Paraguaj, Uruguai, Kolumbi

OFC [1/1]: Zelanda e Re

Playoff-et Evropiane [0/4] dhe Ndërkontinentale [0/2] mbeten për t’u vendosur. /KosovaPress/

Read Previous

​Kosova drejt Lojërave Mesdhetare, çfarë është premtuar për atletët dhe tifozët?

Read Next

SHBA-ja dhe Rusia po punojnë fshehurazi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë