​Kaloi ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohet një person në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është shoqëruar në stacion policor në fshatin Banjë të Zubin Potokut, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 8 maj 2026, rreth orës 19:20. I dyshuari, mashkull kosovar, është ndaluar nga autoritetet policore dhe më pas është intervistuar lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit, ndaj tij është iniciuar procedurë e rregullt për veprën “kalim i paautorizuar i kufirit”. /KosovaPress/

Read Previous

Rubio: SHBA pret përgjigjen e Iranit për propozimin e armëpushimit

Read Next

Arrestohet një person, sulmoi fizikisht zyrtarin policor në Prishtinë