SHBA-ja ndan 242 milionë dollarë ndihmë për epideminë e Ebolës në Afrikë
Irani ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje me Omanin për një korridor të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa dokumenti ndodhet në fazën përfundimtare të finalizimit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, nuk dha detaje të tjera për përmbajtjen e marrëveshjes, por tha se ajo është “në fazën përfundimtare”, shkruan BBC.
Megjithatë, ai paralajmëroi se një marrëveshje me Omanin nuk garanton lundrim të sigurt në ngushticë, duke argumentuar se siguria në rajon vazhdon të ndikohet nga bllokada amerikane ndaj porteve iraniane. Deri më tani, Shtetet e Bashkuara dhe Omani nuk kanë komentuar mbi këtë propozim.
Që nga sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit në shkurt, Teherani ka bllokuar në masë të madhe Ngushticën e Hormuzit, rrugë detare përmes së cilës zakonisht transportohet rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë.
Të martën, presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se Irani do të “goditet shumë rëndë” nëse ngushtica nuk rihapet “shumë shpejt”.
Komentet e tij erdhën pasi zyrtarë të lartë amerikanë thanë se bisedimet kanë shënuar përparim dhe se transporti detar mund të rifillojë më vonë gjatë kësaj jave. Megjithatë, Irani ka këmbëngulur se nuk po zhvillon negociata me SHBA-në dhe se nuk ka në plan ta bëjë një gjë të tillë.
Rihapja e Ngushticës së Hormuzit ka qenë një nga çështjet kryesore në diskutimet ndërmjet palëve dhe ndërmjetësve. /KosovaPress/