​Interi në mision të vështirë ndaj Bodo/Glimt, synohet përmbysja e madhe

Creator: THOMAS ANDERSEN | Credit: NTB/AFP via Getty Images Copyright: Thomas Andersen / NTB

Trajneri Cristian Chivu duket se është gati të emërojë formacionin e tij më të fortë në dispozicion, ndërsa Interi kërkon të përmbysë një disavantazh 3-1 në ndeshjen e kthimit të raundit të play-off të Ligës së Kampionëve kundër Bodo/Glimt të martën në mbrëmje.

“Nerazzurrët” nuk e përfunduan fazën e Ligës së Kampionëve në mes tetë ekipeve të para dhe për këtë arsye e kanë gjetur veten në raundin e play-off-it së bashku me Juventusin dhe Atalantën. Ata u mposhtën 3-1 në Bodo, të mërkurën në mbrëmje.

Interi ende ka disa mungesa të mëdha për shkak të lëndimeve, për këtë ndeshje nuk do të jetë në dizpozicion kapiteni Lautaro Martinez, i cili pësoi një tërheqje muskulore gjatë ndeshjes së parë kundër Bodo/Glimt dhe pritet të mungojë për disa javë të tjera. Hakan Calhanoglu gjithashtu pritet të mos jetë i disponueshëm të martën në mbrëmje.

Denzel Dumfries është i disponueshëm, por nuk është paraqitur që nga nëntori dhe për këtë arsye nuk ka gjasa të fillojë në këtë ndeshje vendimtare të Ligës së Kampionëve.

Sipas Sky Sport Italia, Pio Esposito dhe Marcus Thuram do të jenë qendërsulmuesit kryesorë në mungesë të kapitenit Lautaro.

Nicolo Barella pritet të fillojë në mesfushë pasi vuajti një pezullim prej një ndeshjeje në Serie A gjatë fundjavës. Piotr Zielinski ka të ngjarë të mbajë vendin e tij në bazën e mesfushës në vend të Calhanoglu, dhe Sky Sport Italia sugjeron se Henrikh Mkhitaryan do të kompletojë mesfushën.

Formacionet e mundshme për ndeshjen Inter vs. Bodo/Glimt:

Inter (3-5-2): Sommer, Bisseck, Akanji, Bastoni, L. Henrique, Barella, Zielinski, Mkhitaryan, Dimarc, Thuram, Esposito

Bodo/Glimt (4-3-3): Haikin, Sjovold, Bjortuft, Gundersen, Bjorkan, Evjen, Berg, Brunstad Fet, Blomberg, Hogh, Hauge.

/KosovaPress/

Read Previous

Prokurori i Shtetit: 42 aktakuza ndaj 49 personave për vepra të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit

Read Next

Rutte bën thirrje për garanci efektive sigurie për Ukrainën