​Incidenti i Presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, reagon MPJD

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me shqetësim ka mësuar rreth incidentit të shkaktuar në Aeroportin e Shkupit në raport me trajtimin “jodinjitoz” të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

“MPJD do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t’u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë”, thuhet në reagim të MPJD-së.

Një ditë më parë, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, derisa është tentuar edhe të shtyhet fizikisht, ka konfirmuar për KosovaPress këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina. /KosovaPress/

Read Previous

Diplomon sot gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës

Read Next

Lojërat Olimpike, Gresa Bakraqi garon sot në atletikë