Ndeshjet e Championsit nisin me një minutë heshtje, UEFA zbulon arsyen
Java e pestë e Superligës së Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante, të cilat zhvillohen në orën 16:00.
Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica do të përballet me Prishtinën, në një duel ku të dyja skuadrat synojnë pikët e plota.
Prishtina vjen në këtë përballje me bilanc perfekt, pasi ka regjistruar tri fitore në tri ndeshjet e para. Në anën tjetër, Drenica do të kërkojë fitoren e parë të sezonit para tifozëve të saj.
Ndeshja tjetër e ditës zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, ku Vushtrria përballet me Llapin.
Kjo përballje pritet të jetë veçanërisht interesante, pasi të dyja skuadrat kanë pësuar humbje në katër ndeshjet e para të kampionatit dhe do të kërkojnë pikët e para.
Të dy takimet nisin nga ora 16:00, duke sjellë një pasdite të rëndësishme për garën në elitën e futbollit kosovar. /KosovaPress/