​Anulohet seanca e Kuvendit të Shqipërisë shkaku i protestave

Kuvendi i Shqipërisë ka anuluar seancën plenare që ishte paraparë të nis në orën 10:00, shkak i paralajmërimit të protestës së radhës nga studentët.

Në Tiranë në ditët e fundit, ka shpërthyer dhuna në protestat që po organizohen nga studentët.

Protestuesit kanë sulmuar institucione, objekte e kanë demoluar shenjat e trafikut dhe rrethojat. Gjithashtu, ua kanë vënë flakën disa objekteve. Ata po kërkojnë dorëheqjen e Ramës.  /KosovaPress/

Read Previous

Zvicra i bashkohet programit evropian për sistemet e luftës elektronike

Read Next

​A do t’ia besoj Spalletti sonte Zhegrovës fanellën e titullarit?