AKB mbështet marshin e 12 shtatorit, thirrje për mobilizim masiv në Prishtinë
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka bërë ndryshime të mëdha në skuadër pas eliminimit zhgënjyes nga Kupa e Botës 2026, duke nisur zyrtarisht një epokë të re me synim Botërorin e vitit 2030.
Ancelotti ka publikuar listën e parë prej 26 lojtarësh që do t’i ketë në dispozicion pas Kupës së Botës, ndërsa në të janë bërë të ditshme disa ndryshime të mëdha.
Plot 16 futbollistë që ishin pjesë e ciklit të kaluar nuk janë përfshirë në listën e re, ndërsa tetë lojtarë kanë marrë për herë të parë ftesën nga kombëtarja braziliane.
Në mesin e debutuesve janë Pedro Moresco, Otávio, Arthur Dias, Jair Cunha, Matheuzinho, Mauro Júnior, Breno Bidon dhe Gabriel Bontempo.
Ndërkohë, në skuadër janë rikthyer edhe disa futbollistë që munguan në Botërorin e fundit, mes tyre Estêvão, André Santos dhe João Pedro.
Ndryshimet e Ancelottit janë veçanërisht të mëdha në mesin e veteranëve. Neymar, Danilo, Casemiro, Fabinho, Alex Sandro, Alisson dhe Ederson janë disa prej emrave të njohur që nuk janë përfshirë në listën e re.
Brazili u eliminua nga Botërori 2026 në fazën e 1/8 së finales, pasi u mposht 2-1 nga Norvegjia, me dy gola të shënuar nga Erling Haaland.
Pas këtij dështimi, Federata Braziliane e Futbollit vendosi të nisë një kapitull të ri nën drejtimin e Ancelottit, me trajnerin italian që ka tashmë misionin për ta ndërtuar skuadrën për Kupën e Botës 2030, që do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok.
Në qendër të projektit të ri pritet të jenë Vinícius Júnior dhe Raphinha. Ylli i Real Madridit dhe ai i Barcelonës do të jenë dy prej figurave kryesore të Brazilit në ciklin e ardhshëm.
Ancelotti pret gjithashtu shumë nga Endricku, të cilin e sheh si një prej liderëve të së ardhmes së Seleçaos.
“Është e vërtetë që kemi provuar shumë sulmues këtë vit. Situata është e qartë, kemi shumë lojtarë të rinj jashtëzakonisht të talentuar dhe duhet t’i mbështesim ata në zhvillimin e tyre. Njëri prej tyre është i njohur: Endrick. Kemi sulmues të tjerë që luajnë shkëlqyeshëm dhe të tjerë që lihen jashtë formacionit. Kemi alternativa të mira, por Endrick do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Brazilin në të ardhmen”, ka thënë Ancelotti.
Skuadra e re e Brazilit do të ketë mundësinë të testohet në ndeshjet e ardhshme ndaj Australisë dhe Indisë, në kuadër të përgatitjeve për ciklin e ri.
Lista e plotë:
- Portierë: Hugo Souza, Pedro Moresco, Otávio.
- Mbrojtës: Arthur Dias, Douglas Santos, Gabriel Magalhães, Jair, Marquinhos, Matheuzinho, Mauro Júnior, Vitor Reis.
- Mesfushorë: André Santos, Breno Bidon, Bruno Guimarães, Danilo Santos, Douglas Luiz, Gabriel Bontempo.
- Sulmues: Endrick, Estêvão, João Pedro, Pedro, Raphinha, Ryan, Samuel Lino, Vinícius Júnior. /KosovaPress/