Edhe pse ka lënë përshtypje të mira në paraqitjet e fundit me Juventusin dhe përfaqësuesen e Kosovës, Edon Zhegrova pritet të mos jetë në formacionin titullar të skuadrës italiane për ndeshjen e sontme kundër Celta Vigos në Ligën e Evropës.
Sipas formacionit të mundshëm të publikuar nga mediumi italian SportMediaset, trajneri Luciano Spalletti pritet t’i besojë një vend në sulm Nick Ëoltemades, i cili do të mbështetet nga Francisco Conceiçao dhe Alajbegovic.
Zhegrova nuk figuron në formacionin e mundshëm të Juventusit, çka lë të kuptohet se ylli kosovar mund ta nisë ndeshjen nga banka rezervë.
Në konferencën për media para kësaj përballjeje, Spalletti ka konfirmuar se Federico Gatti do të luajë nga minuta e parë, ndërsa ka paralajmëruar gjithashtu aktivizimin e sulmuesit gjerman Ëoltemade. Ndërkohë, Randal Kolo Muani pritet të jetë rezervist.
Në mesfushë, Teun Koopmeiners pritet të ketë një mundësi si organizator i lojës, ndërsa Douglas Luiz mund të pushojë pas paraqitjes jo të mirë ndaj Cagliarit.
Zhegrova synon të vazhdojë të fitojë hapësira te Juventusi, pasi ka treguar formë të mirë në ndeshjet e fundit si me klubin italian, ashtu edhe me Kosovën. Megjithatë, mbetet të shihet nëse Spalletti do t’i japë minuta gjatë përballjes së sontme. /KosovaPress/