VENDORE

Më shumë nga Vendore

Ministria e Arsimit: 68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i janë nënshtruar 18.130 maturantë. Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi ku ndër të tjera thuhet se prej tyre kanë kaluar 12.316 apo 68.6%. “MAShTI njofton se, përmes platformës eKosova...

​BQK ndryshon rregullat, ulje sigurimi për ngasësit pa aksidente

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për Zbatimin e Sistemit Bonus-Malus në sektorin e sigurimeve, lidhur me sigurimin e detyrueshëm ndaj auto-përgjegjësisë, në pajtim me autorizimet ligjore. Sipas njoftimit, plotësim ndryshimi i Rregullores për Zbatimin e Sistemit Bonus-Malus ka adresuar çështjen e aplikimit të një...

Arrestohen tre zyrtarë policorë që dyshohen se e rrahën një person në Klinë

Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar sot në qytetin e Klinës, nën dyshimet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të ndaluari, duke tejkaluar kështu kompetencat e tyre zyrtare. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se incidenti ka ndodhur gjatë një operacioni...

Policia e Kosovës gjatë sezonit turistik do të patrullojë edhe në Shqipëri

Gjatë sezonit turistik të vitit 2025, Policia e Kosovës do të patrullojë në Shqipëri në kuadër të një bashkëpunimi ndërinstitucional. Shërbimet e përbashkëta të patrullimit do të nisin më 1 korrik 2025, me synim rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve të të dy vendeve. Për këtë sot është firmosur Memorandumi i Bashkëpunimit...

Kosova ndalon importin e gjedheve dhe nënproduktit të tyre nga Italia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot, vendosë masën e ndalesës së përkohshme të importit të kafshëve të llojit të gjedhit dhe nënprodukteve (lëkurave) nga Zona e Lombardisë në pjesën veriore të Italisë. Sipas njoftimit, pas konfirmimit të shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës, në bazë të Ligjit të Veterinarisë, duke ju referuar raportit të...

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj: Votimi i fshehtë nuk është antikushtetues

Lëvizja Vetëvendosje është ende në pritje të Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicion qeverisës, përkundër refuzimit kategorik të partisë së Lumir Abdixhikut. Në LVV kërkojnë nga LDK-ja që “të mos sillet me arrogancë”, por të bashkëpunojnë për tejkalim të krizës politike në Kosovë, përmes marrëveshjes politike. Sipas tyre, LDK-ja nuk duhet të jetë “as mish...

Kurti: Të akuzuarit për Banjskën, më afër Vuçiqit sesa mbrojtja e afërt

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se të akuzuarit për sulmin në Banjskë gjenden shumë afër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, madje, sipas tij, më afër sesa mbrojtja e tij e afërt. Kurti kërkoi sërish që ata t’iu dorëzohen autoriteteve kosovare. Kurti i bëri këto komente gjatë një ngjarjeje të hënën, pasi në...

BE: Autoritetet e Kosovës ishin të informuara për testimet e urës në Mitrovicë

Me disa ditë vonesë nga Bashkimi Evropian i ka kthyer përgjigje KOHËS në pyetjen rreth testimeve të kryera në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë. BE-ja e ka konfirmuar se ajo është duke bërë vlerësimin e urës dhe zonës përreth saj dhe se për këtë kanë qenë në mënyrë të duhur të njoftuara autoritetet e...

Fermerët e Kosovës paralajmërojnë protestë më 2 korrik për çmimin e grurit

Fermerët nga gjithë Kosova janë thirrur të marrin pjesë në një protestë që do të mbahet më 2 korrik 2025, para objektit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali. Protesta organizohet si reagim ndaj vendimit të Ministrisë për të përcaktuar çmimin e blerjes së grurit në 17 cent për...

Kurti merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit në Shkup

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, udhëton sonte drejt Shkupit, ku do të marrë pjesë në një darkë pune me liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Takimi është organizuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin drejt integrimit evropian. Pjesëmarrjen e Kurti e ka konfirmuar për...

Gjykata Themelore merr vendim për reduktimin e orarit të punës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për reduktimin e orarit të punës. Tashmë, orari do të jetë prej orës 08:00 deri në 14:00. Kjo si pasojë e temperaturave të larta në Pallatin e Drejtësisë, dhe mungesës së klimatizimit. Njoftimi: Gjykata Themelore në Prishtinë, duke vlerësuar kushtet e punës në Pallatin e Drejtësisë si pasoje...

Presidentja Osmani do t’i ftojë liderët e partive politike në takim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë në ditët në vijim liderët e partive politike në takime konsultative, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje pas dështimit të njëpasnjëshëm për konstituimin e Kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali. Zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, tha për Sinjalin se presidentja pret që partitë politike të zbatojnë Aktgjykimin e...

Oficerja e FSK-së, gruaja e parë ndërkombëtare që diplomon në “Ranger School” të SHBA-së

Oficerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Nëntoger Vesa Ibrahimi, ka hyrë në histori duke u bërë gruaja e parë ndërkombëtare që ka përfunduar me sukses trajnimin elitar ushtarak “Ranger School” në Shtete të Bashkuara të Amerikës. Ky kurs, siç thuhet, një nga më sfiduesit në ushtrinë amerikane, është i njohur për standardet e larta...

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte kundër dy serbëve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy personave të dyshuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Kaqanik i Vjetër. Të pandehurit J.J dhe V.T akuzohen për veprën penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”, bazuar në nenin 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së, që ishte në fuqi gjatë...

Policia e Kosovës shpall konkurs për vende të reja pune në disa qytete

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për disa pozita të lira pune në kuadër të njësive dhe drejtorive të saj në qytete të ndryshme të vendit Sipas një njoftimi  thuhet se janë të hapura këto pozita: Zyrtar për Drejtimin e Mjeteve të Rënda – tri (3) vende të lira pune në Njësinë e Transportit, në...

Takimi mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor zhvillohet sot dhe nesër në Shkup

Sot dhe nesër do të mbahet në Shkup takimi i radhës mes Bashkimit Europian dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor kushtuar planit të rritjes. Si pritësi i këtij samiti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos do të kenë një takim kokë më kokë, i cili më pas do të...

Institucionet publike gjobiten mbi 100 mijë euro për shkelje të privatësisë së qytetarëve

Disa institucione publike në Kosovë janë gjobitur me mijëra euro për publikimin e paligjshëm të të dhënave personale të qytetarëve në internet. Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës (AIP) ka gjobitur institucione publike—përfshirë komuna, universitete dhe agjenci shtetërore—me gjithsej 110,000 euro për shkelje të privatësisë së qytetarëve. Këto shkelje përfshijnë publikimin e paautorizuar të...

A do të shkojnë deputetët në pushim pa u konstituuar Kuvendi?

Në kalendarin zyrtar të punës së Kuvendit të Kosovës, sesioni pranveror përfundon më 31 korrik. Megjithatë, ende nuk dihet nëse deputetët do të shkojnë në pushime apo jo, pasi Kuvendi nuk po arrinë të koonstiuohet. Rregullorja e Kuvendit, Neni 51 për sesionet e punimeve të Kuvendit, thotë se sesioni pranveror përfundon në fund të muajit...

Parashikimi i motit për sot

Në vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 33 gradë Celcius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./KosovaPress

Një i lënduar nga rrahja në veri, dy të tjerë po intervistohen nga policia

Një person ka pësuar lëndime pas përleshjes fizike që pasoi sot në veri të Mitrovicës. Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, i cili tha për RTKlive se dy persona janë dërguar në stacion për intervistim. Derisa i lënduari, sipas Elshanit, është duke pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve.

BQK: Rritja reale ekonomike në vitin 2024 ishte 4.4 për qind

Banka Qendrore e Kosovës e ka miratuar Raportin Vjetor për vitin 2024. Ky raport, përmbledh angazhimet dhe arritjet institucionale në funksion të garantimit të stabilitetit financiar, ruajtjes së besimit publik, forcimit të integritetit të sistemit financiar dhe sovranitetit monetar, si dhe qëndrueshmërisë së BQK-së si institucion i pavarur kushtetues. Ndër të tjera, raporti në fjalë...

Murati: Të vetmit shkelës të Kushtetutës janë opozitarët

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se mbi 30 herë kanë parë partitë politike të refuzojnë të kryejnë detyrimin e tyre kushtetues nën pretekstin që votimi i fshehtë për kryetaren e Kuvendit është antikushtetues. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese në asnjë pikë të vetme nuk e thotë një gjë të tillë. Ka...

Krasniqi akuzon LVV-në për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas dështimit të 38-të të seancës konstituive, ka akuzuar kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës së Kosovës. “Sot të gjithë ju jeni bërë dëshmitarë të abuzimit dhe shkeljes kushtetuese me qëllim dhe me vetëdije nga ana e...

​Dy raste sulmesh ndaj policisë brenda një nate

Dy incidente shqetësuese janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Klinë dhe Vushtrri, ku zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Në Klinë, rreth orës 20:40, është arrestuar një mashkull kosovar, pasi kishte ofenduar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Si pasojë e sulmit, një polic ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me...

Izmaku: Situatën e ka në dorë VV-ja, kur s’ke numra duhet m’u ulë me bisedu me subjektet politike

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku ka thënë se “takimi i djeshëm e ka shpërfaqur edhe një herë nevojën për komunikim më të zgjedhur politik, poashtu e ka shfaqur edhe një hipokrizi”, shkruan Reporteri.net. “Të besojmë se ka me prodhu diçka tjetër, se ka qenë veç takimi i parë”, tha ajo. Sipas saj përgjegjësia është në...

Bekë Berisha: Kurrkush s’e ka nijetin e mirë, po duket që ka me vazhdu bllokada

Pak para seancës konstituive, është deklaruar para medieve deputeti i betuar i AAK-së, Bekë Berisha. Ai tha se askush nuk e ka qëllimin e mirë, e madje po duan që të vazhdohet bllokada në Kuvend, transmeton Klankosova.tv. “Unë nuk i kam kuptuar këto versionet e shpjegimit të asnjërës palë, por duket që këto duan të...

Ushtarë të Maqedonisë së Veriut patrullojnë në Pejë

Ushtarët nga Maqedonia e Veriut, që shërbejnë nën Komandën Rajonale Perëndim të KFOR-it po kontribuojnë në stabilitetin rajonal përmes patrullimeve të rregullta në komunën e Pejës, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s, duke publikuar një video në Facebook. “Patrullimi mbetet një aktivitet thelbësor për trupat e KFOR-it, i kryer me transparencë dhe paanshmëri. Prania e tyre...

Çitaku thotë se Kurti kërkoi nga partitë nënshtrim: Nuk ofroi zgjidhje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Ajo përmes një stautsi në Facebook, të dielën, ka thënë se Kurti në takim me liderët e partive politike kërkoi vetëm t’i nënshtrohen atij. Çitaku tha se Kurti nuk ofroi as kompromis, reflektim e as zgjidhje. “Sipas logjikës së...

Policia shqiptoi 1582 gjoba në trafik për 24 orë

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1582 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 19 kanë qenë me lëndime, ndërsa 32 me dëme materiale. Policia njofton se janë arrestuar 23 persona, ndërkaq 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person u...

Kupchan: SHBA do të riangazhohet në dialogun Kosovë-Serbi

Në muajt e ardhshëm mund të ketë një riangazhim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe ulje në tryezën e Zyrës Ovale të liderëve të dy vendeve. Këtë e paralajmëroi Cherles Kupchan Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA. Ish-këshilltari i ish-presidentit amerikan Barack Obamës tha se çfarë...

Sot përpjekja e 39-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e zgjedhur do të ulen për herë të tridhjetë e nëntë në seancën konstituive të legjislaturës së nëntë sot nga ora njëmbëdhjetë, raporton KosovaPress. Vazhdimi i radhës vjen pas takimit të djeshëm të liderëve të partive të përfaqësuara në Kuvend, i cili takim nuk prodhoi asgjë konkrete sa i përket arritjes së një marrëveshje...

Parashikimi i motit për sot

Gjatë ditës së diel parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius. “Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet...

Albin Kurti: Konsensus nuk ka, ne kemi bërë kompromis

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se partia e tij ka bërë kompromis sa i përket çështjes së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, por sipas tij, pavarësisht opsioneve të ofruara nga ai, nuk është arritur konsensusi. Ai ka thënë se në takim ka bërë dy propozime, atë që kandidatja e partisë së tij,...

Krasniqi: Takimi rezultoi i pasuksesshëm sepse situata s’është e njëjtë, por Kurti është i njëjtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka cilësuar aktrim takimin e ftuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për dalje nga kriza parlamentare pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Krasniqi ka vlerësuar se takimi ka rezultuar i pasuksesshëm. “Takimi që u ftua nga Kurti për të aktruar mbushjen e një obligimi që...

Abdixhiku: Kosova mbetet në krizë

Ka mbaruar takimi i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive politike në Kuvendin e Kosovës. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur farsë publike takimin e liderëve partiakë, të ftuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Në një konferencë për media, Abdixhiku është shprehur...

​Bllokada në Kuvend, Kurti shpreson të arrihet zgjidhje

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti para takimit me liderët e subjekteve politike shpreson të arrijnë një zgjidhje për të dalë nga ngërçi i krijuar për shkak të mos konstituimit të Kuvendit për më shumë se katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare të nëntë shkurtit. Në një prononcim për media para takimit,...

Si ta ndërroni qendrën tuaj të votimit për zgjedhjet lokale?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 28 qershor ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale dhe do të përfundojë më 29 gusht 2025. Gjatë kësaj periudhe 63 ditore (28 qershor – 29 gusht 2025), qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë qendrën e tyre...

PDK: Kushtetuesja konstatoi se s’ka Kuvend me shkelje dhe imponim

Zyrtarë nga Partia Demokratike e Kosovës në një konferencë kanë folur për aktgjykimin i fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me propozimin e kandidatit dhe mënyrën e votimit për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se aktgjykimi në fjalë e përcakton qartë se ndonëse grupi më i madh...

‘‘Kosova mbetet ndër vendet më të ndotura në Ballkan’’

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë kufijtë e lejuar të ndotjes për gazrat vdekjeprurës, si dyoksidi i squfurit dhe oksidet e azotit. Pavarësisht obligimeve ndërkombëtare dhe paralajmërimeve nga raportet mjedisore, Kosova mbetet ndër vendet më të ndotura në Ballkan.  Pasojat ndihen më së shumti te fëmijët dhe të moshuarit – me rritje të rasteve të...

Policia e Kosovës: 67 aksidente trafiku, e mbi 2 mijë gjoba brenda 24-orëve

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 67 aksidente, 24 me të lënduar dhe 43 prej tyre me dëme materiale. Ndër të tjera thuhet se janë arrestuar 19 persona e 11 janë dërguar në mbajtje. /KlanKosova.tv/ 

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka deklaruar se situata e sigurisë në Izrael është përmirësuar në mënyrë dramatike, si rezultat i Operacionit izraelit “Luani që po Ngrihet” dhe kërcënimi katër dekadash për ekzistencën e Izraelit nga regjimi iranian është shtyrë për shumë vite. Diplomatja izraelite e cila është ambasadore në shtetin ballkanik, i...

Baraliu: Nëse nuk zbatohet aktgjykimi i Kushtetueses, pasojat janë të pariparueshme

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e kuvendit, ka thënë se është momenti i fundit që partitë politike t’i japin fund lojës, siç e quajti ai, teatrale. Baraliu tha se partitë politike do të duhej ta merrnin aktgjykimin e Kushtetueses si një vërejtje dhe një ultimatum për të...

Kriza politike, sot takimi i liderëve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas vendimit të Kushtetueses Kushtetuese lidhur me vazhdimin e seancës konstituive, ka ftuar sot liderët e partive politike për konsulta dhe përpjekjen për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike. Takimi do të mbahet në orën 16:00 dhe deri më tani është konfirmuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja...

Parashikimi i motit në fundjavë, rënie e temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë ditëve të fundit, territori ynë ishte përfshirë nga një valë e të nxehtit me temperatura maksimale ditore që janë luhatur ndërmjet 29-39 gradë Celsius. IHK njofton se kjo situatë meteorologjike është karakterizuar nga masat ajrore të nxehta, të cilat kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të temperaturave mbi...

Sa gjoba trafiku shqiptoi Policia e Kosovës për 24 orë?

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2156 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 24 kanë qenë me lëndime, ndërsa 30 me dëme materiale. Policia njofton se janë arrestuar 13 persona, ndërkaq 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje. /RTKlive

Kurti: Nga 1 korriku polica e sigurimit falas për bashkatdhetarët që udhëtojnë në Kosovë

Duke filluar nga 1 korriku të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. Kështu tha gjatë mbledhjes së Qeverisë, kryeminsitri në detyrë Albin Kurti. Sipas tij, polica e subvencionuar do të subvencionohet për automjetet jo-komerciale për...

Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në Gjakovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D. R, për veprën penale “Krim i Luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar sipas Ligjit Penal të RSFJ-së, në fuqi gjatë kohës së kryerjes së veprës penale. Sipas njoftimit të Prokurorisë, hetimet vërtetuan se gjatë periudhës 7–10 maj 1999, në qytetin e Gjakovës,...

Dogana parandalon futjen e 55 mijë eurove të padeklaruara në Vermicë

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka parandaluar një tentim për të futur mjete monetare të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës përmes pikës kufitare të Vërmicës. Në orët e para të mëngjesit, gjatë një kontrolli të detajuar në hyrje të Kosovës, një automjet u selektua për kontroll të dytë pas deklarimit...

Rreth 24 mijë nxënës i nënshtrohen testit të arritshmërisë

Rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta, në të gjithë Kosovën, sot i janë nënshtruar testit të arritshmërisë, një nga vlerësimet më të rëndësishme në përfundim të arsimit të obligueshëm. Testimi u zhvillua në 170 qendra të testimit, me angazhimin e mbi 1,500 administruesve. Nxënësit u testuan në nëntë lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze,...

IKSHPK: Temperaturat ekstreme rrezikojnë shëndetin, më të rrezikuarit fëmijët dhe punëtorët në terren

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që vijnë nga temperaturat e larta, sidomos gjatë muajve të verës, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj grupeve më të ndjeshme të popullatës. Sipas IKSHPK-së, më të rrezikuar nga valët e të nxehtit janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të...

Betohen 350 rekrutë të rinj të FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka mbajtur sot ceremoninë e betimit për 350 rekrutë të rinj, të cilët pas përfundimit të trajnimit bazik nëntë javor në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, i janë bashkuar me nder radhëve të FSK-së. Ceremonia solemne u zhvillua me pjesëmarrjen e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarëve të...

Qeveria ndan 4 milionë euro për policat e sigurimit të mërgimtarëve dhe mbi 625 mijë euro për arsimin në Luginë

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës e mbajtur të premten ka marrë vendim që të ndajë 4 milionë euro për mbulim të kostos së policave të sigurimit për mërgimtarët që vinë në Kosovë për pushime. Subvencionimi i policave do të nisë nga data 1 korrik. Ministri në detyrë i Financave,...

Kurti: Serbia mund të nxisë incidente në Gazimestan

Institucionet e sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës kanë vlerësuar se ka përpjekje që tubimi në Gazimestan në shënimin e festës së Vidovdanit të jetë masiv, ka thënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se pushteti në Serbi mund të nxisë incidente në Gazimestan, që ta heqë vëmendjen nga protestat...

Gërvalla: Mosvotimi është shkelje kushtetuese

Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla, ka komentuar situatën pas dështimit të seancës për zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke theksuar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka bërë të qartë se të gjithë deputetët janë të obliguar të marrin pjesë dhe të votojnë. “Tri gjëra i ka bërë shumë të qarta aktgjykimi. E para, ajo që përsëritet...

​Shoqëria civile proteston sërish para Kuvendit

Organizatat e shoqërisë civile kanë protestuar edhe sot para hyrjes kryesore të Kuvendit të Kosovës. Hulumtuesi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj tha se nuk ka hapësirë për kushte dhe vonesa dhe se Kuvendi duhet të konstituohet sa më parë. “Gjykata Kushtetuese dje foli, e përsëriti atë që e kemi thënë që...

Bajrami: LDK-ja do të marrë pjesë në takimin e nesërm

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se LDK-ja do të marrë pjesë në takimin e liderëve të ftuar nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Megjithatë, Bajrami ka kritikuar mungesën e bashkëpunimit nga VV, duke thënë se Kurti nuk u përpoq të vinte nga salla plenare në sallën ku ishin...

Tahiri: I bëjmë thirrje LVV-së për reflektim mbi sjelljen në Kuvend

Deputeti i betuar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ka shënuar një momentum të ri. Duke folur për këtë, ai i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë, siç u shpreh Tahiri, mbi sjelljen e saj në Kuvend. “Gjykata Kushtetuese ka shënuar një momentum të...

Ndërpritet seanca konstituive, vazhdon pas konsultimeve të liderëve

Seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit është shtyrë, për shkak të takimit të nesërm të liderëve politik, të ftuar nga Albin Kurti. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca do të mbahet të dielën nga ora 11:00. “Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që e solli dje, sot u mblodhën përfaqësuesit e subjekteve politike...

Shoqëria Civile sërish protestë para Kuvendit

Organizatat e Shoqërisë joqeveritare po zhvillojnë sërish një performancë simbolike para Kuvendit të Kosovës. Ky aktivitet ka për qëllim shprehjen e pakënaqësisë ndaj bllokimit të procesit të konstituimit të këtij institucioni, transmeton Klankosova.tv. Ky aksion po zhvillohet me pankarta në duar me mbishkrimet “120 rroga, 0 përgjegjësi.

Ambasada e Amerikës në Kosovë: Është përgjegjësi e udhëheqësve politikë të konstituojnë Kuvendin

Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një përgjigje portalin rtv21.tv ka thënë se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës rreth bllokadës në Kuvendin e Kosovës, nënvizon rëndësinë e procesve kushtetuese. Ai ka shtuar se SHBA për gjatë kohë ka përkrahur zhvillimin demokratik të Kosovës dhe...

Haxhiu: Nëse s’i marr së paku 61 vota me votim të fshehtë, tërhiqem nga kandidatura

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka insistuar në votimin e fshehtë, duke dhënë zotimin se nëse bëhet kjo mënyrë e votimit e ajo nuk merr së paku 61 vota, do të tërhiqet nga kandidatura për kryeparlamentare. “Me rastin e votimit të fshehtë kur votojnë të gjithë deputetë, siç ka kërkuar...

Konjufca: Aktgjykimi i Kushtetueses na dha të drejtë

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Glauk Konjufca, foli për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ku në aktgjykimin e saj të së enjtes, ka pohuar se deputetët e zgjedhur janë të obliguar që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi,...

Mjekët apelojnë për kujdes gjatë temperaturave ekstreme

Temperaturat e larta, nga të cilat është përfshirë edhe Kosova, e kanë rritur shqetësimin për përkeqësim të shëndetit të një kategorie të qytetarëve. Mjekët kanë apeluar që të moshuarit, fëmijët dhe të sëmurët kronikë të mos i ekspozohen diellit gjatë orëve të pikut. Kosova është përfshirë nga valë e të nxehtit, e cila do të...

​Dehari: Kuvendi është përgjegjësi e të gjithëve

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i LVV-së, Avni Dehari, ka kërkuar arritjen e një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se porosia e kushtetueses ishte që të arrihet një marrëveshje ndërmjet të gjitha subjekteve politike në Kuvend për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Sipas...

Testi i Arritshmërisë shpërndahet në rrjete sociale

Sot nxënësit e shkollave fillore kanë filluar testin e arritshmërisë. Klan Kosova ka siguruar fotografi të grupeve në Viber që janë krijuar, ku po shpërndahen fotot e pyetjeve nga brenda klasave të testimit, si dhe përgjigjet që duhen përzgjedhur. Sot pritet të vlerësohen në lëndët gjuhë amtare, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi. Ndërsa pjesa e...

Kurti thërret takim për konsensus rreth konstituimit të Kuvendit

Në reagim ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ftuar të gjithë krerët e subjekteve politike në legjislaturën e nëntë për një takim të përbashkët, shkruan Gazeta Sinjali. Takimi do të mbahet të shtunën në orën 16:00 dhe ka për qëllim të kërkojë konsensus për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se...

108-vjetori i lindjes së Prenk Jakovës

Më 27 qershor 1917 u lind në Shkodër arsimtari, muzikanti dhe kompozitori Prenk Jakova. Prenk Jakova e kishte prejardhjen nga Gjakova, i biri i Kolës së Dedë Jakovës. Gjyshi i tij, Deda, qe i dhënë pas muzikës dhe i binte klarinetës në Kolegjin Saverian. Muzikën dhe artin e kishte të trashëguar dhe si pasojë Jakova...

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë

Sot për nxënësit e klasës së 9-të do të mbahet Testi i Arritshmërisë i cili do të fillojë në ora 10:00. Nxënësit do të testohen në nëntë lëndë bazë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Histori, Gjeografi, Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi, Biologji. Ky test është një nga vlerësimet më të rëndësishme në përfundim të arsimit të obligueshëm...

Vetëvendosje thërret konferencë për media para seancës së sotme

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur konferencë për media, sot në ora 10:00, një orë para seancës konstituive të Kuvendit, ku për herë të 38-të pritet të tentohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Konferenca vjen pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më...

Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja?

Kosova po e vuan edhe politikisht, edhe financiarisht, sagën për konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që seanca konstituive të përfundojë brenda 30 ditësh. Partitë kanë dalë menjëherë me interpretimet e tyre sa i përket votimit të fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare. Në mungesë të...

Certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së

Gjatë ditës së sotme në Ferizaj do të mbahet ceremonia e certifikimit  të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas një njoftimi për media nga FSK-ja, bëhet fjalë për gjeneratën 02/2025, ndërsa ceremonia nis nga ora 10:00  dhe mbahet në Sallën e Sporteve “Bill Klinton”  në këtë qytet. “Në ceremoninë e certifikimit...

Sot përpjekja e 38-të për konstituim

Deputetët do të mblidhen sërish sot në një përpjekje të re, të 38-ën me radhë, për ta konstituar Kuvendin. Procesi ka ngecur tek zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë. Partitë...

Parashikimi i motit për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në pjesën e dytë të ditës, vranësirat pritet të shtohen dhe në disa zona mund të krijojnë kushte për stuhi afatshkurtra, transmeton KosovaPress.  Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18°C, ndërsa maksimalet nga 30...

Gjykata Kushtetuese: Për 30 ditë duhet të përfundojë seanca konstituive

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KO124/25, lidhur me kërkesën e parashtruar nga deputetja Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit, që kundërshtonin vendimin për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë dhe vendime të tjera të ngjashme, të marra gjatë seancave konstituive të Kuvendit të...

Nesër mbahet Testi i Arritshmërisë

Rreth 24 mijë nxënës të klasëve të nënta në Kosovë nesër do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë. Nga Gjakova në 7 qendra të testimit do të testohen 1020 nxënës. Për dallim nga vitet e shkuara, këtë vit testimi bëhet vetëm në një ditë në të gjitha lëndët dhe nxënësit e të njëjtës klasë nuk do...

Kurti: Para 4 vjetësh nuk kishte asnjë cent për nënat lehona

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka theksuar se  përkrahja për nënat lehona dhe fëmijët është rritur ndjeshëm gjatë qeverisjes së tij, duke e krahasuar gjendjen aktuale me atë të katër viteve më parë. “Në Republikën tonë gjithmonë ka pasur nëna lehona dhe fëmijë. Por vetëm falë qeverisjes sonë do të ketë gjithmonë shtesa dhe mbështetje...

​KPK kërkon shtim të buxhetit për funksionim të sistemit prokurorial

Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar kërkesën e parë buxhetore për vitin 2026 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2027-2028. Kjo kërkesë që mori 10 vota gjithsej, u konsiderua tejet e nevojshme që të ketë rritje të buxhetit për Këshillin, me qëllim që t’i trajtojnë sfidat me të cilat ballafaqohen. Drejtori...

Bllokada në Kuvend, Koci i bën thirrje Kurtit të ndryshojë kandidatin për kryeparlamentar

Avokati Arianit Koci ka komentuar sërish situatën politike në vend, ku pesë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, institucionet e reja ende nuk janë krijuar. Koci në postimin e tij ka kërkuar që kryeministri në detyrë, Albin Kurti ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit. “Prandaj, ndërrimi i kandidaturës – në rastin tuaj – nuk...

​Kur mund të hapet ura e Ibrit?

Hapja për qarkullim të automjeteve e urës kryesore mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut të banuar me shqiptarë dhe Mitrovicën e Veriut të banuar me shumicë serbe, po konsiderohet domosdoshmëri. Pas testimit të sërishëm të qëndrueshmërisë së urës, kësaj radhe nga një kompani e kontraktuar nga Bashkimi Evropian, vlerësohet nevoja që pas këtyre...

Trump, Rutte dhe Erdogan flasin për Kosovën

Një deklaratë të bërë gjatë një konference për media në margjinat e Samitit të NATO-s në Hagë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmendi sërish Kosovën dhe Serbinë si shembull të konflikteve që, sipas tij, janë zgjidhur gjatë mandatit të tij. Kjo është hera e tretë brenda pak ditës që Trump përmend...

Nga sot partitë mund të dorëzojnë listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Duke filluar nga dita e sotme (më 26 qershor), do të hapet afati për subjektet politike për të aplikuar për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit dhe për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve garues. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se kjo periudhë do të zgjasë 49 ditë....

Rrjedhat e lumenjve në Kosovë nën mesatare

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se lumenjtë në territorin e vendit po shënojnë rrjedha dukshëm më të ulëta se mesatarja shumëvjeçare, për shkak të mungesës së reshjeve në pranverë dhe mungesës së borës gjatë dimrit. Sipas matjeve të fundit nga rrjeti shtetëror hidrometrik, kjo gjendje është më e theksuar në pellgun e Drinit...

Parashikimi i motit për sot

Dita e enjtë po parashihet të jetë më e nxehta e këtij viti deri më tani. Temperaturat maksimale pritet të arrinë vlera prej 36C e 38C, lokalisht të mundshme të shkojnë deri në 39C. Fillimisht do të mbretëroj mot kryesisht me diell. Pasdite me zhvillime të vransirave, më vonë përreth viseve malore mund të ketë...

Murati: Sot është bërë pagesa me rritje e shtesave për lehona

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është bërë pagesa me rritje e shtesave për lehona “325.9 euro/muaj, nga 170 euro sa ishte deri muajin e kaluar.  Kur e mendon që deri para 4 viteve mbështetja nga shteti për gratë lehona ka qenë 0, e kupton se sa pak është vlerësuar...

Shoqëria civile me aksion simbolik pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet për të 37-n herë me radhë, në mungesë të votave të mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni legjislativ. Nga deputetët e pranishëm në sallë, vetëm 52 vota ishin pro formimit të këtij komisioni për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit, ndërsa kundër dhe abstenime nuk pati. Më...

AUV sqaron rastin me mishin e kontaminuar nga Rumania: Ngarkesa u kthye

Raportimet për praninë e salmonelës në mishin e pulës së ngrirë, të ardhur nga Rumania dhe të blerë nga një kompani përpunuese në Kosovë, i ka sqaruar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës. Rasti kishte ndodhur vitin e kaluar, ndërsa u aktualizua në media gjatë kësaj jave. Sipas AUV-së, ngarkesa ishte paraqitur në pikën...

Haxhiu: Deputetët e opozitës nuk e di pse vijnë në seancë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu tha se partia ka dhënë propozimin e saj për kryeparlamentare. Megjithatë, kur u pyet se a mund të ndryshojë emrin, Haxhiu tha se ndoshta mund të ndodhë një gjë e tillë dhe se “opozita s’po lejon as të shkojë te propozimi i radhës”. Kështu u shpreh ajo pas...

Bllokada në Kuvend, ​Zogaj: Nuk ka asnjë përpjekje për të dalë nga ngërçi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj tha se është shenjë e mirë që qytetarët kanë filluar të protestojnë për bllokadën e krijuar në Kuvendin e Kosovës. Pas dështimit për herë të tridhjetë e shtatë të seancës konstituive, Zogaj para gazetarëve tha se fajtori kryesor për situatën e krijuar është partia e cila i...

Sveçla: Arsenijeviq duhet sa më parë të përgjigjet para ligjit, duke u dorëzuar

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha sot politikani serb Aleksandar Arsenijeviq duhet të dorëzohet dhe të përgjigjet para ligjit. Sveçla në një deklaratë për media tha se ky është tash pjesë e hetimeve gjithëpërfshirëse. “Ky është tash pjesë e hetimeve gjithëpërfshirëse. Është e qartë se ky është pjesë e grupeve të...

Oda Ekonomike Amerikane kërkon pezullimin e liberalizimit të tregut të energjisë

Pas reagimit të Odës Ekonomike të Kosovës, edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që të ndalojë menjëherë zbatimin e procesit të liberalizimit të tregut të energjisë, duke u mbështetur në aktvendimet e fundit gjyqësore që kanë pezulluar ekzekutimin e vendimeve të ZRRE-së. “Oda Ekonomike Amerikane...

​“Kosova ka bërë hapa domethënës drejt transformimit digjital dhe reduktimit të barrës administrative”

Në konferencën rajonale të organizuar nga Demokraci Plus me temën “Fuqia e Pjesëmarrjes: Ulja e Barrës Administrative Përmes Angazhimit të Qytetarëve dhe Bizneseve në Ballkanin Perëndimor”, u theksua se Kosova ka bërë hapa të dukshëm drejt digjitalizimit dhe thjeshtësimit të disa shërbimeve publike. Folësit nënvizuan rëndësinë e reformave sistematike dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, shoqërisë...

Limaj: Partitë duhet të ikin nga lojërat me fjalë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka dalë me një deklaratë të qartë ndaj partive politike, duke kërkuar që ato të lënë anash taktikat dhe lojërat me fjalë, dhe të punojnë për një zgjidhje të përbashkët. Në një deklaratë për media, Limaj theksoi...

Abdixhiku për Kurtin: E ka uzurpuar detyrën e kryeministrit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Albin Kurtit, i cili ka sugjeruar se opozita po ia zgjat mandatin. Në një deklaratë për media, Abdixhiku ka thënë se këto komente të Kurtit janë të pakuptimta dhe të pabazuara. “Mos i dëgjoni të gjithë njerëzit që flasin pa fije...

Kurti: Afër 8 mijë të rinj mund të përfitojnë zbritje nga Karta për Rini

Për herë të parë në Kosovë po mbahet konferenca e 41-të vjetore e Shoqatës Evropiane të Kartës për Rini (EYCA), ku pjesëmarrës janë mbi 100 pjesëmarrës nga 37 vende të botës. Kjo konferencë po shihet si mundësi për forcim të bashkëpunimit mes akterëve që ndikojnë në jetën e të rinjve. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti...

Zogaj e lë fajtore VV-në për bllokadën në Kuvend

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka thënë se ka ndodhur edhe një dështim i radhës. Sipas tij, qytetarët kanë filluar të protestojnë dhe kjo është shenjë e mirë. Ka shtuar se fajtori kryesor për këtë situatë është partia që i ka fituar zgjedhjet. “Nuk ka asnjë përpjekje për të dalë nga kjo situatë”, ka thënë...

Shoqëria civile aksion para Kuvendit

Organizatat e shoqërisë civile kanë zhvilluar të mërkurën aksion simbolik përpara hyrjes së Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste ndaj moskonstituimit të legjislaturës së re. Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se kjo situatë i ka kaluar kufijtë e normales. Sipas tij, të vetmëve që nuk u është bërë mjaftë, janë deputetet e Kuvendit. Ka...

Shqetësuese: 60 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë

Numër shumë i madh i aksidenteve kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Saktësisht, janë 60 sosh. Nga këto aksidente dy kanë përfunduar me fatalitet, 23 me të lënduar dhe 35 me dëme materiale. Njëri nga aksidentet me fatalitet ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku një kamion dhe dy vetura janë përfshirë në...

OEK: Edhe aktgjykimi i dytë anulon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë

Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se brenda dy ditësh është marrë një aktgjykim i dytë nga gjykatat vendore që anulon njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për daljen në tregun e lirë të energjisë elektrike, raporton Gazeta Sinjali. Në reagimin e saj, OEK vlerëson se ky vendim konfirmon shqetësimet e...

Kurti: Kuvendin duhet ta formojmë të gjithë së bashku, nuk e themelon vetëm subjekti fitues

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për formimin e Kuvendit, duke theksuar se ky proces duhet të jetë një angazhim i përbashkët, pavarësisht subjekteve fituese. Ai shtoi se, kur të vijë koha për formimin e qeverisë, që është përgjegjësi ekskluzive e subjektit fitues, do të dëshmohet vetvetja. “Kur të vijë puna...

Sot përpjekja e 37-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët do të mblidhen sërish sot në një përpjekje të re, të 37’ën me radhë, për ta konstituar Kuvendin. Procesi ka ngecur tek zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit. VV ka propozuar për këtë pozitë Albulena Haxhiun, që nga partitë tjera po konsiderohet figurë përçarëse, shkruan Reporteri.net. Pas disa dështimesh për zgjedhjen e saj, tash e...