​Sporti në epokën e ndryshimeve globale: UP mbledh ekspertët më të mëdhenj të rajonit

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit – Universiteti i Prishtinës po zhvillon për dy ditë me radhë “Konferencën e Pestë Shkencore Ndërkombëtare në Edukim Fizik, Sport dhe Shëndet”, me temë: “Sporti dhe Edukimi Fizik në Epokën e Ndryshimeve Globale: Sfidat dhe Perspektivat”

Në konferencë po marrin pjesë studiues, profesionistë dhe aktorë kryesorë të sportit dhe edukimit fizik si Driton Kuka, Majlinda Kelmendi, Franco Foda, Megan Chaëansky, Antonio Tessitore dhe të tjerë që sjellin perspektiva të thelluara shkencore e profesionale.

Në hyrje të konferencës, Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sporteve, Florian Miftari tha se konferenca të tillë dëshmojnë përkushimin për kërkime shkencore në sport

Miftari: Konferenca është dëshmi e rritjes sonë profesionale

“Kjo konferencë është një dëshmi se sa shumë po investojmë në kërkime shkencore dhe rritje profesionale. Në çdo edicion po ndërtojmë një platformë që e pozicionon fakultetin tonë në hartat globale dhe institucionet më moderne sportive”, tha në hyrje Miftari.

Nga Minsitria e Sportit, Ibër Alaj theksoi se kërkimet shkencore janë pjesa kryesore e zhvillimit të sportit në Kosovë.

Alaj: Konferenca të tilla ndihmojnë zhvillimin e federatave sportive

“Kërkimet shkencore janë pjesa kryesore e zhvillimit të sportit, sidomos zhvillimit të talentëve dhe sportit cilësor në mënyrë që sporti të jetë ai ambasadori i cili na përfaqëson në arenën ndërkombëtare…Një nga konferenca më të rëndësishme, e pesta me radhë ndërkombëtare që krijon mundësi të vijnë njerëz të profileve të ndryshme që hyjnë në pjesën e politikbërjes por edhe në aspektin e shkencëtarëve sportiv, nutriocinist, psikolog, fizioterapeut, trajnerët, ekspertët e jogas, menaxhimi i makrketingut ose menaxhimi në sport në përgjithësi edhe kjo ndikon që organizatat sportive të zhvillohen por edhe t’i zhvillojnë kapacitetet e tyre brenda vetvetes”, theksoi Alaj.

Kurse trajneri i xhudos, Driton Kuka, foli në këtë konferencë për rrugën dhe metodat që ai ka përdorur në karrierën e tij për të arritur suksese të njëpasnjëshme në mbarë botën.

Kuka: Çelësi i sukseseve të mia është disiplina e hekurt me sportistët

“Parimet e mia kryesore kanë qenë disiplina, disiplina e hekurt, pas përfundimit të luftës ka dal një gjeneratë e cila është rritur në luftë, Majlinda (Kelmendi) në vitin 1991, Nora (Gjakova) në vitin 1992, Distria (Krasniqi) në vitin 1995, kur në Kosovë ka pasur luftë, kur në Kosovë ka pasur kushte jashtëzakonisht të vështira në sport dhe faktikisht kjo gjeneratë ndoshta ka qenë shumë e lehtë që të menaxhohet, shumë e lehtë të aplikohen parimet e mia të disiplinës së hekurt sepse kjo gjeneratë ka pasur motiv të jashtëzakonshëm që t’i dëshmojmë vetes se sa shumë e kemi dashur lirinë dhe sa shumë e kemi merituar lirinë”, theksoi Kuka.

Ndërsa, medalistja olimpike, Majlinda Kelmendi, tregoi se cilat ishin tri komponentat e saj kryesore që e bënë atë xhudisten më të suksesshme duke prekur majat e botës.

Kelmendi: Respekti, disiplina dhe vetëbesimi janë komponentat e suksesit tim

“Si garuese prej sprotit të xhudos në radhë të parë ose gjeja kryesore që e mësojmë është respekti dhe ajo është çka na shërben ne si njerëz për gjithë jetën. Përveçkësaj sigurisht se është disiplina e hekur siç e ceki Toni më herët edhe e treta për mendimin tim është vetëbesimi. Nëse unë nuk do t’i kisha këto tri komponenta jam shumë skeptike nëse i kisha arritur rezultatet të cilat i kam arritur në sport. Prje Kosovës, prej qytetit të Pjesës të bëhem kampione e katërfishtë evropiane, kampionete, dyfishtë botërore, kampione olimpike dhe mandej të hy në librin e guennis-it për më shumti medalje të arta të fituara për një dekadë, nëse nuk do t’i kisha këto tri komponenta, sigurisht që këto rezultate do të ishin të pamundura”, tha Kelmendi.

Konferenca do t’i vazhdojë punime e saj edhe më datën 22 nëntor./kp

Read Previous

Presidenti i klubit ku luan Amir Rrahmani rrezikon burgim

Read Next

VIDEO | Sekuestrimi i 120 kg drogë, Dogana e Kosovës jep detaje