45% e qytetarëve në Kosovë përdorin ChatGPT, 73% e pyetjeve të tyre janë private
Presidentja Justina Shiroka-Pula ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.
Ky i fundit me këtë rast ka uruar Shiroka-Pula për marrjen e detyrës së presidentes.
Gjatë takimit, Ajeti e ka njoftuar presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.
Po ashtu, u diskutua mbi koordinimin ndërmjet institucioneve të sigurisë, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. /KosovaPress/