​Nafta shtrenjtohet sërish në Kosovë

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar çmimet maksimale të derivateve për ditën e sotme.

Sipas njoftimit, çmimi i naftës për sot është 1.75 euro-cent për litër, çmimi i benzinës është 1.50 euro-cent për litër, ndërsa i gazit 0.61 cent për litër.

Çmimi për naftën është shtrenjtuar për 2 cent krahasuar me çmimin sa ishte dje 1.73 euro-centë, përcjell KosovaPress.

Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër.

Lufta filloi me sulmet amerikane dhe izraelite në të gjithë Iranin më 28 shkurt, duke e shtyrë Iranin të sulmonte Izraelin dhe shtetet aleate të SHBA-së në Gjirin Persik – si dhe duke mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe transporti për naftën dhe gazin natyror të lëngshëm në botë. /KosovaPress/

Read Previous

A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?

Read Next

Talebanët shënojnë pesë vjet në pushtet në Afganistan