​Fanella e Messit vidhet në Paris, mund të vlejë mijëra euro

Një fanellë e ndeshjes së Lionel Messit te Barcelona dhe shiriti i kapitenit, që i përkisnin yllit argjentinas, janë vjedhur gjatë trazirave në Paris.

Rasti u bë i njohur pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku dy persona me kapuç shfaqen duke prezantuar sende të vjedhura nga një hapësirë tregtare pranë sheshit Place de la République, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës.

Sipas raportimeve, artikujt e vjedhur mund të kenë vlerë prej mijëra eurosh, duke marrë parasysh interesimin e madh të koleksionistëve për reliktet sportive që lidhen me Messin.

Në vitin 2023, disa fanella të veshura nga Messi gjatë Kupës së Botës në Katar u shitën për shuma mbi një milion euro secila në ankandin e organizuar për këto relikte. /KosovaPress/

Read Previous

Vitia për rastin e ngatërrimit të foshnjave: Nuk do të tolerohet asnjë lëshim

Read Next

Juventusi në krizë rezultatesh, Spalletti nën presion para sfidave vendimtare