Zyrtari i një banke në Prishtinë deponon në BQK monedha të falsifikuara

Një zyrtar i një banke në Prishtinë ka deponuar në Bankën Qendrore të Kosovës 2 mijë e 239 monedha metalike të falsifikuara.

Policia ka nisur hetimet për këtë rast, derisa monedhat janë sekuestruar dhe janë dërguar për ekzaminime të mëtutjeshme.

“FALSIFIKIM I PARASË- Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 15.03.2024 – NN.  Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i BQK-së, ka raportuar se një zyrtar i një banke ka deponuar në BQK 2239€ monedha metalike të falsifikuara. Monedha janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Gazetaexpress

Read Previous

OKB: Asnjë foshnje nuk po lind në përmasa normale në Gaza

Read Next

“Çrregullimet e sistemit nervor, shkaku kryesor i sëmundjeve në botë”