Zyrtari i BE-së: Sanksionet ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe hap i kthyeshëm

Shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, ka thënë se sanksionet e vendosura nga BE-ja janë “të përkohshme dhe hap i kthyeshëm”.

Siç është shprehur ai në Qeverinë e Kosovës, sapo të arrihet depërshkallëzimi i situatës në veri në përputhje me rekomandimet e BE-së, Kosovës do t’i kthehet ndihma financiare dhe politike.

Sipas tij, stabiliteti politik është kusht për zhvillimin dhe prosperitetin e Kosovës.

Ai ka thënë se shpreson që deeskalimi të ndodhë sa më shpejt, në mënyrë që BE-ja ta kthejë fokusin e saj në reformën e Kosovës, e cila është vendimtare për integrim.

“Dua ta tërheq vëmendjen tuaj për pengesat aktuale në zhvillimin e ardhshëm të bashkëpunimit. Meqenëse stabiliteti politik është aq i rëndësishëm në sigurimin e prosperitetit të Kosovës, situata aktuale politike na bën thirrje të gjithëve për deeskalimin e situatës në veri”.

“Në këtë drejtim, BE-ja ka miratuar një sërë masash për ta bërë të qartë mesazhin dhe ka pezulluar dispozitën për ndihmën financiare për Kosovën”.

“Do të doja të theksoja se këto janë masa të përkohshme dhe hap i kthyeshëm. Shkalla jonë e plotë e asistencës financiare dhe angazhimit politik do të rifillojë sapo qeveria ta realizojë përshkallëzimin e situatës në përputhje me rekomandimet e BE-së”.

“Shpresojmë që shumë shpejt ta lëmë pas dhe ta kthejmë fokusin tonë në reformën që është vendimtare për ta afruar Kosovën me Bashkimin Evropian”, është shprehur Bianciardi.

Këtë deklaratë, ai e ka bërë pas konferencës për medie me ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu, rreth udhëzimit administrativ për qeset e plastikës.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Stoltenberg: Po punojmë dorë për dore me BE-në në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor

Read Next

Bislimi: Kosova mund të përparojë me ritëm të përshpejtuar në procesin e integrimit në BE