Zyrtari amerikan vjen në Kosovë, do të takohet me Osmanin

Ndihmëssekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D.Robinson, gjatë vizitës së tij, në Kosovë do të takohet me presidenten e vendit.

Sipas agjendës së tij, të cilën e ka publikuar Departamenti Amerikan i Shtetit, Robinson do nisë vizitën e tij të mërkurën dhe në agjendë figuron vetëm takimi me presidenten, Vjosa Osmani.

Ai pritet të qëndrojë në Kosovë tri ditë dhe do të mbajë takim edhe me partnerët e Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve në Prishtinë.

Paraparkisht Robinsion nga data 18-20 mars do të jetë në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët  të tjerë që po mbështesin punën e Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, kanë njoftuar nga Departamenti amerikan i shtetit. /RTK/

Read Previous

Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Read Next

Si e transformoi Xavi sezonin e Barcelonës me një konferencë shtypi