Zyrtare: Leart Paqarada transferohet te Koln

Kolni ka konfirmuar transferimin e Leart Paqaradës si lojtar i lirë.

Mbrojtësi i majtë është aktualisht pjesë e St. Paulit, por kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

“Leart Paqarada kalon nga FC St. Pauli në 1. FC Köln si transferim i lirë për sezonin e ri”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“Tashmë është konfirmuar nënshkrimi i parë për sezonin 2023/24: 1. FC Köln siguroi shërbimet e Leart Paqarada në një fazë të hershme”.

“Mbrojtësi i majtë, i cili është nën kontratë me FC St. Pauli, do të transferohet në Koln si transferim i lirë në verë dhe ka nënshkruar deri më 30 qershor 2026”.

“28-vjeçari është kapiteni i Braun-Weißen dhe ka bërë 15 paraqitje në Bundesligën e dytë këtë sezon. Ai shënoi një gol dhe asistoi në katër të tjerë”, thuhet më tej në njoftimin tyre. /Telegrafi/

Read Previous

Kurti dhe Tërnava diskutojnë për projektligjin për liritë fetare

Read Next

Dalin në dritë detaje të reja për bosin italian të drogës, mbante me vete biografitë e Hitlerit dhe Putinit