Zyrtare: Ja kur do të takohet Kurti me Borrellin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten do të pritet nga Përfaqësuesi i Lartë por Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Ky takim do të zhvillohet në kuadër të vizitës dyditore që do ta zhvillojë Kurti në kryeqendrën evropiane.

Borrell do të takohet me Kryeministrin Kurti të enjten gjatë vizitës bilaterale inauguruese në institucionet e BE-së”, ka konfirmuar për KlanKosova.tv, Zoi Muletier, nga Zyra për Media e BE-së.

Kurti ka udhëtuar të martën drejt Brukselit ku do të takohet me përfaqësuesit më të lartë evropianë, përfshirë të Dërguarin e Posaçëm për Dialog, Miroslav Lajçak, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli. /Gazeta Sinjali/

Read Previous

Belgjika do të mbyllë kufijtë e saj për udhëtarët nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut, shkak covid-19

Read Next

Tuchel i zhgënjyer me barazimin ndaj Real Madridit