“Zoom” trefishon të ardhurat nga pandemia

Shërbimi i njohur për video-konferenca raporton rritje të të ardhurave me 956.2 milionë Dollarë

Pandemia nuk ka qenë një ogur i keq për të gjitha kompanitë. Të paktë kështu ka ndodhur me kompaninë Zoom, e cila sipas të dhënave më të fundit që prej fillimit të koronavirus ka trefishuar të ardhurat.

Përfitimet e kompanisë “Zoom” janë ende në rritje që prej nisjes së pandemisë, me gati trefishimin të të ardhurave në tremujorin e fundit.

Shërbimi i njohur për video-konferenca raportoi një rritje prej 191% në të ardhura në 956,2 milionë dollarë në tremujorin e parë fiskal të vitit, i cili përfundoi në fund të prillit.

Fitimet u rritën në 227.4 milionë dollarë nga 27 milionë dollarë një vit më parë” bënë me dije përfaqësues të “Zoom” pas mbylljes së tregut të aksioneve në SHBA.

Shifra që tejkaluan edhe pritshmëritë e  analistëve. Ndërkohë Zoom po përgatitet gjithashtu për kthimin në zyra. Planet e CEO së kompanisë Eric Yuan përfshijnë pozicionimin e ”Zoom” për përdorim në ndërmarrje si një shërbim telefonik dhe platformë video konferencë.

Read Previous

Shtetet e BE mund të hyjnë në borxhe pa kufi edhe për 2022

Read Next

Revista “Forbes” i kushton një artikull insektit të veçantë të zbuluar në Kosovë