Zlatan Ibrahimoviq vazhdon kontratën me Milanin edhe për një vit

Milani dhe Zlatan Ibrahimoviq do ta vijojnë bashkëpunimin edhe për një vit tjetër, pasi raportohet se kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2022, shkruan Gazeta Sinjali.

Mediat italiane raportojnë se përfaqësuesi i Suedisë ka rënë në ujdi me kuqezinjtë pas një jave bisedimesh.

Tani kanë mbetur vetëm hollësitë e fundit për ripërtëritjen e marrëveshjes, që kanë të bëjnë me bonuset dhe synimet individuale të sulmuesit.

Marrëveshja do të bëhet publike nga klubi shumë shpejt, sipas mediave italiane.

39-vjeçari i ka shënuar 15 gola në 16 ndeshje në Serie A deri tani këtë sezon.

Ai u kthye në Kombëtaren e Suedisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2020 muajin e kaluar dhe u paraqit kundër Kosovës në Prishtinë. /Gazeta Sinjali Sporti

Read Previous

Terry mund ta marrë drejtimin e Sheffieldit

Read Next

Navalny dërgohet në seksionin e burgut me të sëmurë me tuberkuloz