Zhdukja e biznesmenit Bedri Rexhepi, arrestohet një grua

Një person është arrestuar ditën e djeshme në lidhje me rastin e biznesmenit Bedri Rexhepi, i zhdukur prej prillit të vitit të kaluar.

Siç mëson KosovaPress i arrestuari dyshohet se ka bashkëpunuar me të dyshuarin tjetër për këtë rast, jeton Vllasaliu, e që po mbahet në paraburgim.

“Personi është arrestuar dje nën dyshimin e dhënies së ndihmës Jeton Vllasaliut, i cili është edhe i dyshuari kryesor në rrëmbimin e biznesmenit”, tha një burim i KosovaPress.

Ndryshe, Bedri Rexhepi për herë të fundit, sipas informacioneve të familjarëve, është parë me datën 8 prill 2021 në Novobërde dhe nga aty me asgjë nuk dihet për të.

Familjaret shpeshherë kanë shprehur zhgënjimin ndaj institucioneve të cilët edhe pas më shumë se një viti nuk kanë arritur t’ju japin një përgjigje se ku gjendet Rexhepi. /KosovaPress/

Read Previous

Mesiq: Kosova e pavarur është realitet dhe duhet të njihet

Read Next

A është strategjia e re e Qeverisë së Kosovës zgjidhje për krizën energjetike?