Zgjedhjet në veri, Kurti takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Pantiq

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladana Pantiq.

Në njoftimin për media thuhet se zgjedhjet e lira dhe të drejta, e pluralizmi politik janë parakusht i demokracisë.

“Në zgjedhjet e prillit të këtij viti në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të krijojnë zë të fuqishëm përmes përfaqësuesve të zgjedhur e të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kështu qytetarët tregojnë fuqinë e tyre brenda një shteti demokratik si Kosova.

Pjesëmarrja e jo bojkoti i kontribuon edhe zhvillimit të demokracisë edhe adresimit të nevojave të komunitetit, thuhet në njoftim. /Telegrafi/​

Read Previous

Joseph thotë se veprimi i ambasadorit Hill nuk ishte “i mençur”

Read Next

Të paktën 13 të vdekur nga tornadot në SHBA