Zeneli: Mora mesazhe krëcënuese pasi refuzova Kosovën

Besfort Zeneli ka folur për reagimet që ka pranuar pas vendimit për ta përfaqësuar Suedinë.

Futbollisti 23-vjeçar i cili më herët kishte luajtur për grupmoshat e Kosovës, ka thënë se pas zgjedhjes së Suedisë ka pranuar shumë mesazhe të ashpra.

“Kam marrë shumë mesazhe kërcënuese pasi zgjodha të luaj për kombëtaren e Suedisë”, ka thënë Zeneli, shkruan “sudinfo.be”. 

Para se t’i bashkohej Suedisë, Zeneli luajti gjashtë ndeshje për Kosovën U21.

Mesfushori i Royale Unionit tashmë ka dhjetë paraqitje për Suedinë. 

Besforti është vëllai i vogël i Arbër Zenelit.

23-vjeçari është zhvilluar si futbollist te skuadra e Elfsborgut. 

Nga Elfsborgu në muajin janar u transferua te Royale Unioni për 3.8 milionë euro.

Read Previous

Taulant Balla erdhi nga Shqipëria në Prishtinë për Marshin e Lirisë

Read Next

BE thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që ta respektojnë verdiktin e Speciales: Vendimi mund të apelohet