Zelensky: Kemi nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore

“Terroristët rusë lëshuan raketa balistike në Kiev. Fatkeqësisht, shtëpitë e një lagjeje tipike urbane u dëmtuan”.

Kështu ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në X.

“Për momentin pesë persona janë plagosur. Ne ritheksojmë se Ukraina ka nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, të cilat garantojnë sigurinë për qytetet tona dhe shpëtojnë jetë njerëzish”, ka përsëritur ai.

“Të gjithë ne që respektojmë dhe mbrojmë jetën duhet t’i japim fund këtij terrori”./AlbanianPost.com

Read Previous

Interi ka gati zëvendësuesit e Sanchez dhe Arnautovic

Read Next

Vazhdojnë negociatat për dinarin: Dy orë nga nisja e takimit trepalësh