Zelensky: Dronët dhe raketat ruse nuk do të na “thyejnë”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një njoftim ditën e sotme ka deklaruar se Rusia po terrorizon popullsinë civile të vendit të tij, por ushtria ukrainase nuk do të mposhtet, shkruan skynews.

“Gjatë gjithë natës dhe të gjithë mëngjesin, armiku ka terrorrizuar popullsinë civile. Dronët kamikaze dhe raketat po sulmojnë të gjithë Ukrainën. Një ndërtesë banimi u godit në Kiev.

Armiku mund të sulmojë qytetet tona, por nuk do të jetë në gjendje të na thyejë.

Pushtuesit do të dënohen dhe ne do të fitojmë,” tha Zelensky në një mesazh të postuar në Telegram.

/abcnews.al

Read Previous

Ministrja Rizvanolli: ​Kosova është në rrugën e duhur për tërheqjen e investimeve të huaja

Read Next

Çmimet e derivateve për sot, kaq kushton nafta dhe benzina