Zbulohen mbetje eshtrash në Klinë

Në Klinë janë zbuluar mbetje eshtrash që dyshohet se i përkasin periudhës së luftës në Kosovë (1998-1999). Sipas autoriteteve, ato mund të jenë të një personi të zhdukur gjatë asaj kohe.

Policia e Kosovës njoftoi se njësitet hetimore, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe institucione të tjera kompetente, kanë kryer ekzaminimet fillestare në vendin e ngjarjes.

“Mbetjet eshtërore janë identifikuar në një lokacion në Klinë dhe dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës. Ato janë tërhequr nga njësitet përkatëse dhe janë dërguar në IML për analiza të mëtejshme”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Read Previous

Bekë Berisha thotë se do ta votonte Agim Bahtirin për kryeparlamentar

Read Next

PDK-ja pret iniciativë nga LVV-ja: Jemi të hapur