Zbritet çmimi i naftës në botë

Çmimet e naftës në botë shënuan zbritje për shkak të frikës për ngadalësim të rritjes ekonomike të Kinës dhe pritjet për rritje të mëtejshme të normave të interesit nga Rezerva Federale.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent u tregtua me 84.36 dollarë për fuçi, një rënie prej 0.12 për qind nga çmimi i të hënës prej 84.46 dollarë për fuçi.

Ndërsa, standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) tregtohej në të njëjtën kohë me 80.06 dollarë për fuçi, apo 0.07 për qind më pak prej 80.12 dollarë për fuçi

Muajin e kaluar, Indeksi kinez i Çmimeve të Prodhimit (IPC) ra me 0.3 për qind, kurse Indeksi i Çmimeve të Konsumit (CPI) ra me 4.4 për qind. Të dyja ranë njëkohësisht për herë të parë që nga viti 2020, duke shkaktuar shqetësime për deflacionin.

Banka Popullore e Kinës (PBOC) uli normën kryesore të kredisë njëvjeçare në 3.45 për qind nga 3.55 për qind, por e la të pandryshuar normën e saj pesëvjeçare.

/Telegrafi/

Read Previous

Si arrijnë disa njerëz t’i shpëtojnë trashëgimisë gjenetike të sëmundjes Alzheimer?

Read Next

Dilemat e zbulimit spektakolar në Lin të Pogradecit