Zbardhen detaje të reja nga aksidenti me 8 të vdekur në Këlcyrë

Detaje të reja tronditëse janë zbardhur sa i takon një aksidenti tragjik me tetë të vdekur në zonën e Këlcyrës, ku siç raportohet tashmë nga Policia, mjeti me shtatë emigrantë të jashtëligjshëm në të ka qenë në ndjekje nga një patrullë dhe ka fluturuar me shpejtësi 200 kilometra në orë drejt lumit të Vjosës, pasi ka dalë nga rruga.

Patrulla e Policisë, siç raportohet, ka pikasur mjetin e dyshimtë pranë Këlcyrës rreth orës 02:00, por drejtuesi i ‘Benz’-it refuzoi që të ndalonte për kontroll.

Pas ndjekjes nga policia, duket se automjeti ka humbur gjurmët, ndërsa pas shumë kontrolleve u verifikua se ‘Benz’-i kishte përfunduar në shtratin e lumit Vjosë.

Sakaq, raportohet se mjeti ka qenë me shpejtësi tejet të lartë, me mbi 200 km/orë, duke bërë që drejtuesi i mjetit të humbiste kontrollin dhe të ‘fluturonte’ rreth 300 metra në vijë ajrore nga rruga drejt lumit.

Shpejtësia e lartë e mjetit konfirmohet edhe nga fakti se para momentit fatal ‘Benz’-i që drejtohej nga një person nga Shkodra, por ende i paidentifikuar, nuk është përplasur fare me bordurën metalike të rrugës, por ka përfunduar në shtratin e lumit. /Albanianpost.com

Read Previous

Kurti homazhe në Gjakovë: Vrasja e fëmijëve e pleqve dëshmon gjenocidin serb

Read Next

Basha: Protesta e 2 Prillit 1991, ngjarje e përmasave epokale