Ylli shqiptar i huazuar te Spezia rikthehet te Barcelona

Një nga detyrat kryesore të Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës do të jetë largimi i lojtarëve që nuk janë në planet e trajnerit për të ardhmen.

Kjo përfshin lojtarët nga lista aktuale si Clement Lenglet, Samuel Umtiti dhe Martin Braithwaite, dhe lojtarët që do të kthehen nga huazimet e tyre si Miralem Pjanic dhe Alex Collado.

Tani, një tjetër emër do t’i shtohet listës pasi “SPORT” raporton se Rey Manaj do të rikthehet në Barcelonë pasi e kaloi sezonin 2021/22 në huazim te Spezia.

25-vjeçari ka qenë te Barcelona që nga janari i vitit 2020 kur erdhi nga Albacete dhe vazhdoi të luajë 31 herë për ekipin B, duke shënuar 16 gola në këtë proces.

Megjithatë, ai kurrë nuk bëri një paraqitje në ekipin e parë për Barcelonën, pavarësisht se bëri përshtypje gjatë para-sezonit të vitit të kaluar.

Manaj u huazua te Spezia në verën e vitit 2021, të cilët ishin të lumtur ta merrnin atë, falë historisë në Itali me Cremonese, Pescara, Pisa dhe Inter Milan.

Por Manaj nuk arriti të bënte ndikimin e nevojshëm gjatë kohës së tij me Spezian, duke arritur një total të vogël prej pesë golash nga 30 paraqitje në Serie A.

Marrëveshja e huazimit mes Barcelonës dhe Spezias e përfshinte për ta bërë të përhershme nënshkrimin e Manajt për një tarifë prej 2.7 milionë euro. Klauzola ishte një opsion jo i detyrueshëm dhe sipas raportit të “SPORT”, skaudra italiane ka vendosur të mos e marrë atë opsion.

Kjo do të thotë se Manaj do të kthehet në Barça më 1 korrik dhe me vetëm një vit të mbetur nga kontrata aktuale me katalanasit, drejtori Mateu Alemany do të duhet të gjejë një destinacion të ri për të në verë.

Read Previous

Nis punën kompjuteri më i fuqishëm në Evropë, kushtoi 200 milionë euro

Read Next

Tregu evropian i telefonave po shënon tremujorin e parë më të keq që nga viti 2013