Web-faqja e KQZ-së vazhdon të ketë probleme

Web-faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku po përditësohen në mënyrë periodike rezultatet e fundit nga numërimi i votave, vijon të ketë probleme.

“Duke u procesuar të dhënat…”, thotë web-faqja.

“Nuk ka shënime të procesuara”, thotë shënimi tjetër.

KQZ-ja tha më herët se “është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare”.

Kanë mbetur më pak se 10% të vendvotimeve pa u procesuar, ndërsa shumica e votave të rregullta janë numëruar./Express

Read Previous

Reuters: Pa koalicion, Kurti nuk mund ta bëjë qeverinë

Read Next

BE-ja përshëndetë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë