Vritet një person në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”.

Një person është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një veturë e cila ishte në lëvizje.

Siç raporton Abcmews.al viktima është dërguar pa shenja jete në spital.

I ndjeri është Briken Sanaj, 39-vjeçar nga Lezha.

Policia ka gjetur gëzhoja në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi nga policia:

Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa persona në Polici.

Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

/KlanKosova/

Read Previous

Sërish sulme në Kiev, të paktën 10 shpërthime ndodhën mëngjesin e sotëm

Read Next

Për 10 muaj, rreth 3 mijë e 400 kosovarë hoqën dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës