Rasti tragjik në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Një grua është vrarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës. I dyshuari për vrasje është bashkëshorti i viktimës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në banesën e çiftit, në rrugën “Bill Clinton”.

Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj ka thënë për Telegrafin se bëhet fjalë për një rast të rëndë, ku burri dyshohet se ka kryer vrasjen e gruas së tij.

Ai gjithashtu njoftoi se në momentin kur ka ndodhur vrasja në banesë kanë qenë vetëm çifti.

“Isha në vendin e ngjarjes, sapo u ktheva.  Atje ka mbetur prokurori kujdestar dhe zëdhënësi i Prokurorisë, është një rast i rëndë ku dyshimet janë ku i dyshuari ka vrarë gruan e vet. Për momentin i dyshuari është arrestuar, dhe këto janë informatat fillestare, ndërsa më vonë do të dalim me njoftim zyrtar. Vetëm burri dhe gruaja kanë qenë në banesë,  sipas informatave të deritanishme çifti kanë tre fëmijë”, u shpreh ai.

Vrasja u konfirmua nga Policia, derisa njoftuan se rasti ka ndodhur rreth orës  08:00.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bill Clinton”. Në vendin e ngjarjes u konstatua vdekja e një gruaje”, tha Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës. /Telegrafi/

Read Previous

​Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Tahiri: Shumica dërmuese janë në anën tonë

Read Next

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni autentik më i përballueshëm në Evropë