Vrasja e 30 vjeçarit në Ferizaj, policia jep detaje

Qyteti i Ferizajt është tronditur nga ngjarja tragjike që ndodhi të premten pas mesnate, ku nga të shtënat me armë ka mbetur i vdekur një person dhe një tjetër është plagosur.

Viktima 30-vjeç G.H, u qëllua me armë nga i dyshuari Q.J, i cili ka mbetur i plagosur.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

Sipas raportit bëhet e ditur se i dyshuari për vrasjen e 30 vjeçarit, është plagosur nga një zyrtar policor në detyrë i cili ishte me rrova civile dhe ka intervenuar në momentin kur ka ndodhur vrasja.

“I dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i vdekur. Një zyrtar policor në detyrë në rroba civile ka intervenuar dhe ka shtënë në drejtim të dyshuarit, ku i njëjti është plagosur”, thuhet në raport.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim në mbajtje.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe IPK-ja të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me vendim të Prokurorit lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në, ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj. Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri, pistoleta dhe shtatë gëzhoja”, thuhej në njoftim.

/Telegrafi/

Read Previous

Klopp pas humbjes: Nuk është suksesi që dëshiruam

Read Next

​100 nxënës të arsimit fillor braktisën shkollën vitin e kaluar