Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nuk ka marrë ende një ftesë për inaugurimin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump , më 20 janar, tha një zëdhënës të premten.
“Nëse ajo merr një ftesë, atëherë do të shohim, por nuk ka plane (për të marrë pjesë në inaugurim) për momentin”, u tha gazetarëve zëdhënësja Paula Pinho gjatë një konference ditore.
Trump ka thyer precedentin dhe ka ftuar disa liderë të huaj në ceremoni. Historikisht ata nuk kanë marrë pjesë për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe në vend të tyre kanë dërguar diplomatë./reuters/