Von der Leyen fton në takim liderët e Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do të mbajë takim me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor më 19 shtator, ka thënë zëdhënësi Eric Mamer, transmeton “N1”.

Siç ka thënë zëdhënësi i KE-së, takimi i së enjtes do të mbahet në ndërtesën e Komisionit Evropian në Bruksel.

Liderët e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë janë të ftuar në takimin e von der Leyenit, por emrat se kush do ta përfaqësojë secilin shtet ende s’janë bërë të ditura.

Më 27 qershor të këtij viti, Këshilli Evropian emëroi von der Leyenin për mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian. Më 18 korrik, u rizgjodh edhe për një mandat pesëvjeçar pasi votimit të fshehtë në Parlamentin Evropian. Ajo pati 401 vota pro, 284 kundër dhe 22 ishin të pavlefshme. Është planifikuar që më 17 shtator ta prezantojë përbërjen e re të Komisionit. /Koha.net/

Read Previous

QUINT: Qëndrimi ynë për hapjen e Urës së Ibrit nuk ka ndryshuar

Read Next

Komanda e Forcave Tokësore realizoi me sukses garën tradicionale `Ujku Garues 2024`