Volejboll/ Kosova mëson rivalët për EuroVolley 2026

Kombëtarja e Kosovës në volejboll, te djemtë e vajzat, i ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e CEV EuroVolley 2026.

Kombëtarja e Kosovës në volejboll, te djemtë e vajzat, i ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e CEV EuroVolley 2026.

Në të dyja gjinitë, Kosovën e presin sfida serioze. Te meshkujt, Kosova është në grup me Sllovakinë e Letoninë. Ndeshjen e parë “Dardanet” e zhvillojnë para publikut vendas, më 17/18 gusht 2024, përballë Letonisë.

Te femrat, Kosova është në grup me Rumaninë e Kroacinë, po ashtu dy rivalë shumë cilësorë. Volejbollistet tona e hapin kampanjën e kualifikimeve në ndeshjen me Kroacinë, të cilën e luajnë si vendase, më 17/18 gusht 2024.

Federata e Volejbollit u ka uruar shumë suksese ekipeve Kombëtare, duke kontribuar direkt në mbështetjen e grumbullimeve dhe çdo formë tjetër, që ekipet të kenë paraqitjen sa më dinjitoze./kosovapress/

Read Previous

KV “Vëllaznimi” (F) nis rrugëtimin në Kupën e Kosovës

Read Next

Evropa një hap larg miratimit të rregullave të inteligjencës artificiale