Vjosa Osmani dhe Albin Kurti vizitojnë Ferdonije Qerkezin

U.d së presidentes, Vjosa Osmani bashkë me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti  në mbrëmjen e 17 shkurtit me buqetë lulesh në dorë vizituan Ferdonije Qerkezin. Ende plagët i ka të freskëta për humbjen e familjarëve të dashur por forca e kësaj gruaje po u jep kurajo edhe mysafirëve. Ajo gjithçka po kujton sikur të ishte sot.

Osmani është shprehur se është dhimbje për ju dhe gjithë Kosovën. Ne do të jemi zëri yt në kërkim të drejtësisë.
Kurti ngushëlloi nënën Ferdonije duke I thënë se humbja e më të dashurve tuaj është liria që ne sot e gëzojmë.

Kjo datë, 17 Shkurti, është edhe data e lindjes së djalit, Artanit. Mes lotësh mezi ua tha këtë lajm Osmanit e Kurtit. Më pas vizituan ambientet e muzeut ku akoma gjësendet e djemve e bashkëshortit të saj janë të ruajtura si në ditën kur ata u rrëmbyën nga kjo shtëpi veq pse ishin shqiptar.

Read Previous

​Arrestohet një grua. Keqtrajtoi fëmijët e saj

Read Next

PSG-ja ka shënuar në 20 ndeshje rresht në Champions