Vjehrri vret dhëndrin shqiptar në Belgjikë

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin e Belgjikës, ngjarje kjo e cila bëri jehon në këtë shtet.

Hetimet për vrasjen e 28-vjeçarit shqiptar në qytezën Ijzer në Belgjikë, Ilir S., i njohur ndryshe edhe si Maris S, kanë marrë një kthesë të fortë. Hetuesit kanë prova të sigurta se ka qenë vjehrri ai që i ka marrë jetën 28-vjeçarit shqiptar dhe kanë urdhëruar arrestimin e tij.

Mediat belege shkruajnë se piktori 54-vjeçar, Stephane V., nga Nieuwpoort, ka qenë edhe i dyshuari i vetëm në këtë çështje.

Provat që e vërtetojnë këtë janë solide, shkruajnë mediat belge, të cilat sqarojnë se ishte vetë 54-vjeçari që pranoi se kishte pasur një debat me dhëndrin e tij, ditën e vrasjes, por nuk e kishte vrarë ai.

Provat në fakt tregojnë një tjetër version. Ekspertiza ka gjetur gjurmë baruti në duart e 54-vjeçarit, çka i ka bindur prokurorët se ai është vrasësi dhe sipas tyre çështja mund të jetë afër përfundimit të saj.

“Analiza e gjurmëve të barutit në krahët e V. ka rezultuar pozitive”, thanë burimet gjyqësore. “Kjo të paktën tregon se V. ishte i pranishëm atë natë kur ndodhën të shtënat. Provat kundër tij vazhdojnë të grumbullohet. Në fakt, ne tani presim vetëm rrëfimin e tij. Kështu do të mund të ndërtojmë dhe dinamikën e ngjarjes, e në këtë mënyrë do të gjejnë një farë qetësie të afërmit e tij. Të afërmit e Marios janë duke pritur me padurim për zbardhjen e ngjarjes.

Ngjarja

Ilir S. nga Koekelare, i cili gjithashtu njihej edhe si Mario S., u gjet i vrarë mbrëmjen e 18 korrikut në qytezën Ijzer, pranë motoçikletës së tij të parkuar.

Ngjarja dukej si një larje hesapesh çka i çoi hetuesit në arrestimin e të dyshuarit, vjehrri i viktimës Stephane V. (54), një piktor i pavarur nga Nieuwpoort i cili do të kishte bërë deklarime të gjera para hetuesve dhe gjyqtarit hetues, nga të cilat rezultonte se marrëdhënia me dhëndrin nuk ishte e mirë prej vitesh.

Për shkak të “reputacionit të diskutueshëm” të dhëndrit dhe “mjediseve të jashtëzakonshme” në të cilat ai u zhvendos. “Por klienti im mohon të ketë lidhje me vrasjen”, thotë avokati Bram Elyn.

Iliri nuk ishte i martuar me vajzën e tij Melanie, por së bashku me të kishte një vajzë 5-vjeçare dhe kujdesej edhe për fëmijën e saj nga një lidhje e mëparshme.

/Telegrafi/

Read Previous

28 mijë euro për një vend në një aeroplan privat për t’u larguar nga Rusia

Read Next

Kush janë ‘pronarët’ e Tokës?