Vitia në përurimin e renovimit të Onkologjisë: Pacientët tani marrin shërbime më cilësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mori pjesë në përurimin e renovimit të Klinikës së Onkologjisë në Prishtinë.

Vitia tha se pacientët tani do të marrin shërbime shumë më cilësore, e në kushte më dinjitoze.

“Për një grup shumë të rëndësishëm të pacientëve të Republikës sonë, tash e tutje në këtë klinikë do të marrin shërbime shumë më cilësore, me shumë e shumë kushte të mira dhe dinjitoze”, tha Vitia.

“Falënderoj të gjithë stafin e klinikës, ata që morën pjesë në renovimin rrënjësor të Onkologjisë dhe uroj që sa më pak të ketë sëmundje të tilla”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së (VIDEO)

Read Next

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur