Vitia: Më 2023 mbulueshmëria me vaksina ishte në shkallën 90%

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë për “Javën e imunizimit” që ajo shërben si një kujtesë për rëndësinë e vaksinimit, jo vetëm për jetën e një individi por ruajtjen e shëndetit të gjithë shoqërisë.

Vitia ka thënë se në Kosovë është imunizuar 92% e popullatës.

“Imunizimi është mënyra më e mirë dhe më e lirë për mbrojtje të shëndetit dhe ky është prioriteti ynë. Kjo javë shërben për të theksuar rëndësinë e vaksinimit. Ne kemi përditësuar kalendarin me vaksina të reja në kalendarin e rregullt. Ne kemi shkallë te mirë të mbulueshmërisë së vaksinimit me 92%. Krahas vaksinave tjera është shtuar edhe vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës për vajzat, deri me tani janë vaksinuar 66% të vajzave ku deri në fund të këtij presim 90% të tyre të vaksinohen”, ka theksuar Vitia në tryezën “Java e imunizimit”, të organizuarr nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”, ka theksuar Vitia. /RTK/

Read Previous

Kryeministri Kurti u bën thirrje komuniteteve joshumicë të regjistrohen

Read Next

“Generation Voyage”: Tirana, destinacioni turistik në trend dhe i lirë