Basketbollisti i ri dhe shumë i talentuar, Visar Ejupi është përforcimi tjetër vendor që bashkohet me KB “Vëllaznimi” për stinorin e ri.
21 vjeçari në stinorin e fundit ishte pjesë e Prishtinës, derisa ka përvojë të gjatë edhe me Rahovecin poashtu në Superligë, ku edhe pse i ri në moshë, Visari ka pasur minutazhë të konsideruar në të gjitha ekipet elitare ku ka luajtur e me të drejtë shihet si një prej shpresave të basketbollit kosovar.
Së bashku me Visarin, vjen edhe përvoja e lojtarit me ekipet e reja përfaqësuese të Kosovës, ku ishte pjesë e të gjitha prej tyre madje në njërin Evropian u përzgjodh edhe MVP.