Vetura godet për vdekje një fëmijë në Kovrag të Istogut

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës bën të ditur se një fëmijë ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë në fshatin Kovrag të Istogut.

Rasti ka ndodhur të hënën, në orën 17:15.

“Më datë 15 gusht 2022, rreth orës 17:15, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Kovrag- Istog. Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një këmbësor (fëmijë). Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Pejё-Mitrovicё, i njëjti duke mos ju pёrshtatur kushteve tё rrugёs e godet viktimën tё cilit i shkakton lëndime tё rёnda trupore, i njëjti dёrgohet nё QKMF-Istog e me pas në Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe si pasojё e lëndimeve femiu ndёrron jetё, kёtё e kanё konfirmuar ekipi mjekёsor”, bëhet e ditur në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

/Telegrafi/

Read Previous

Rizvanolli: Kosova i ka dhënë Shqipërisë mbi 121 mijë MWh, po merr më pak se 1 mijë për t’i evituar reduktimet

Read Next

‘Defender Europe 23’ – ​Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në Ballkan