Vetingu në drejtësi, Konjufca i dërgon në Kushtetuese amendamentet që lidhen me këtë proces

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka njoftuar se i ka përcjellë në Gjykatën Kushtetuese, amendamentet kushtetuese lidhur me vetingun në drejtësi.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka shkruar se vetëm përmes vetingut Kosova do të jetë shtet i së drejtës.

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe pas përfundimit të punës së Komisionit Ad Hoc për vetingun në sistemin e drejtësisë, sot, i kam përcjellur amendamentet Kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese për të marrë përgjigje nëse të njëjtat janë në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Jam i gëzuar që reforma në drejtësi është në rrugë të mbarë. Vetëm përmes saj Republika e Kosovës do të jetë shtet i së drejtës dhe do të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, ka shkruar Konjufca.

/Telegrafi/

Read Previous

Reagon KMLDNJ: Gjykata Speciale vazhdon me shkelje, me publikimin e emrave të të vrarëve rrezikohen dëshmitarët

Read Next

Kurti: Nuk kam dhënë asgjë, ajo që kam pranuar është që komuniteti serb në Kosovë të trajtohet sipas kushtetutës