Një vetaksident është regjistruar sot në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku një motoçiklist ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar në trotuar.
Rastin për TV Syri e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, udhëheqës i zyrës për informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë (DRP-Gjakovë).
Stacioni Policor në Gjakovë është informuar nga Spitali i Përgjithshëm për një person të lënduar dhe menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
I lënduari fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.
“Sot rreth orës 13:30 Stacioni Policor në Gjakovë ju ka përgjigjur informatës nga spitali i përgjithshëm për një person të lënduar. Nga hetimet e para të zhvilluara, dyshohet se i lënduar mashkull i moshës madhore derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë në fshatin Brekoc kishte pasur një marramendje dhe ishte rrëzuar në trotuar. Aktualisht Stacioni Policor në Gjakovë është duke mbledhur informata lidhur me rastin dhe në varësi të të gjeturave do të procedohet me rast.” – njofton Policia e Kosovës. /tvsyrivision/