Verstappen ndez garën për titull – fund sezoni dramatik në Formula 1!

Pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Çmimin e Madh të SHBA-së, ku fitoi si garën kryesore ashtu edhe sprintin e së shtunës, Verstappen e bëri të qartë: ai është në garë për titullin dhe është më i vendosur se kurrë.

“Po, sigurisht që ekziston mundësia,” tha Verstappen. “Duhet vetëm të vazhdojmë të japim maksimumin çdo fundjavë. Do të bëjmë gjithçka që mundemi”.

Pas kësaj fitoreje, holandezi ka grumbulluar 306 pikë, duke u ngjitur në vendin e tretë në renditje.

Përpara tij janë Oscar Piastri (346) dhe Lando Norris (332), të dy pilotë të McLaren, që duket se po humbasin terren, pasi ekipi ka ndalur zhvillimet në makinë për të fokusuar përgatitjet për sezonin 2026.

Nga 135 pikë të mundshme në 5 garat e fundit, Verstappen ka marrë plot 119.

Forma e tij mbresëlënëse po përkon me një rritje të konkurrencës nga Mercedes dhe Ferrari, duke e bërë fundin e sezonit edhe më dramatik.

Verstappen komentoi:

“Ishte një fundjavë e jashtëzakonshme për ne. Dija që gara nuk do të ishte e lehtë dhe mendoj se ritmi mes meje dhe Landos ishte shumë i afërt. E vetmja diferencë e vërtetë ndodhi në stintin e parë, ku arrita të krijoj një hapësirë që e mbajtëm deri në fund”.

Ndërkohë, McLaren e ka fituar tashmë titullin për konstruktorë për të dytin vit radhazi, por strategjia për të ndalur përmirësimet në makinë këtë vit mund t’u kushtojë titullin e pilotëve.

Me pesë gara të mbetura dhe dy sprinte, gjithçka është e hapur.

Gara për titull po nxehet dhe Verstappen është shumë pranë një tjetër kapitulli historik, i ngjan ndjeshëm rikthimit dramatik të Kimi Raikkonen në vitin 2007 kur fitoi titullin në garën e fundit. /Albanianpost.com

Read Previous

Për herë të parë në 35 vjet, Gjermania vjen edhe me “udhëzues në rast lufte” për qytetarët e saj

Read Next

Shqipëria synon të ofrojë ID digjitale në fillim të vitit 2026